E dashur...

 

Qe ti me doje e kuptova vone...Duhet ta kuptoja me heret nga veprimet e tua, por heshtja ime mendonte se do ishte me mire te mos flisnim as une e as ti por heshtja ne mos zgjuarsi tregon budallallek ( si ne rastin tone )..., duhet ta dija qe ne ate fjalen tende te pare... Por une tani e di shume mire qe me do... Dhe nese nuk ja thame dot njeri tjetrit ne nuk do e harrojme kurre kete ndjenje dhe te premtoj se nuk do ndryshoje gje kurre sepse vetem ty te dua me gjithe zemer... Ndonjehere me trembte ajo qe ndjenim atehere... Ishte mbase faj qe u deshem aq shume. Faj qe koha padashur e ktheu ne mundim. Ne mundimin qe quhet fat e qe as vdekja smundet te ma ndryshoje..., sepse gjer te damaret une e ndjej qe te dua... Dhe kur ti zgjat doren drejt meje dhe gjithe c'prek eshte vetem erresire qe zgjatet, shtyhet e shtrihet mbi ty..., kur ti me therret e fryma te behet si klithje dhe qielli shqyhet, permbyset e mbyllet i teri te ty... Kur ti pret qe me jehonen e zerit tend te vije zeri im..., kur ti pret gjersa pritja te kthehet ne mundim..., une mendoj kur do te vije dita qe do te jemi perseri bashke... Por shpirtin e ndjej te prishur, te lodhur, te rende...por prape nuk mund te rri pa luftuar per ty, si i thone asaj fjales: me mish e me shpirt! do te perpiqem te bej te pamunduren per te te pasur serish ketu...sepse pa ty merzitem shume. Dhe asgje nuk ma mposht me merzine, kur ti e ndjen qe jam aty..., kur ti e di qe sjam aty... Kur te dy e dime qe nuk eshte me nje enderr e keqe, e djeshme..., kur me gjysmen tende me shtyn dhe me gjysmen tende me kerkon...,kur ti akoma me beson e megjithate nuk me beson me..., une zgjas kembet akull ne shtrat dhe gjer te damaret e ndjej fatin tim te mbyllur me ty... Dhe nese do qe une te behem nje pike loti e te te prek, nese do prej gojes time po ate gellenjke jete..., nese ngrihesh, numeron hapat dhe prej nates asnje fill shprese s'merr...une zemren time gjer ne deshperim dua te ta sjell... dhe trupin tim gjer ne vuajtje dua te ta le..., sepse gjer te damaret e ndjej qe jam i joti... Dhe kur ti mbyll syte e ndjen akoma frymen time qe te flet ty, une bie permbys dhe qaj, fle, zgjohem, uleras e thermohem bashke me ty... Kur ti vjen e ulesh afer meje, mbeshtetesh te une e te ze gjume...sepse e di qe vetem te une je e sigurte... kur ti me shikon, me prek, me perqafon..., sikur do te bindesh qe nuk te genjej kur te them, kur hesht e kur ndjej qe te dua..., une do kthehem tek ti(ose ti tek une) e shpirtin do e ndjej-me te kthjellet, te qete, te kulluar..., njesoj sikur nje rrjedhe e paster vershon brenda meje dhe merr me vete gjithe merzine time... Pastaj kur do zgjohem ne mengjes do te te kerkoj ne telefon por ti nuk do jesh askund, pervecse ne mendjen time..., kur dua te te shoh dhe nuk mundem te te shoh..., kur dua te te degjoj dhe nuk mundem te te degjoj..., kur dua te vij pa mundur te vij..., kur dua te te kem pa mundur te te kem..., kur dua te te them dhe nuk mundem te te them..., kur trupin e shqyej me thonj dhe merzia ma ndan shpirtin dysh kur as te vdes nuk mundem sepse duhet te te pres( ose te me presesh )..., asgje tjeter sme mbetet vecse te mbyllem ketu e te qaj... Por kur e gjithe kjo nate te mbaroje..., ne mengjesin e pare qe do te zbardhe, i vdekur a ne jete qofsha, une do jem aty. Dhe per kete te premtoj! Te mendoj sa here qe marr fryme e te puth per gjithe kohen kur s'munda... Dhe cfaredo qe te ndodhe, asnjehere mos harro qe TE DUA ...  Gjithmon i joti !

 

Kthehu ne Index: